COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Një person ka vdekur nga COVID-19

Një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, kurse numri i të shëruarve është 11.

Ndërsa nga 2 mijë e 144 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 107 raste aktive me SARS-CoV-2.

Sa i përketë vaksinimit, MSh njofton se gjatë 24 orëve në nivel vendi janë vaksinuar 12 mijë e 927 qytetarë.

Rasti i parë i infektuar me SARS-CoV-2 në Kosovë është paraqitur më 13 mars 2020.

Në anën tjetër fushata e imunizimit në nivel vendi ka filluar më 29 mars 2021.