COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një person ka vdekur me coronavirus, 17 të tjerë janë infektuar

Një person ka vdekur me COVID-19 dhe 17 kanë rezultuar të infektuar me virusin, në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë së Republikës. Përderisa 17 të infektuarit, kanë rezultuar në mesin e 2 mijë e 355 mostra të testuara.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se 86 qytetarë brenda kësaj periudhe kohore, e kanë kaluar infeksionin me coronavirus dhe janë shpallur të shëruar, kështu duke arritur numri i të shëruarve në 157 mijë e 22 persona.

Aktualisht Komuna e Prishtinës ka më së shumti raste aktive me coronavirus, 116 të tillë, ndërsa në nivel vendi janë 562 raste aktive.

Kosova është duke u ballafaquar me virusin corona që nga 13 marsi i vitit 2020 dhe për më tepër se një vit SARS-CoV-2 ka prekur 160 mijë e 541 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 973 kanë vdekur.

Në ShSKUK janë duke u trajtuar 68 pacientë me SARS-CoV-2.

Tre pacientë me COVID-19 në kujdes intensiv, 34 të tjerë me oksigjeno-terapi