Një person i vdekur zbulohet në afërsi të stacionit të autobusave në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jetë në afërsi të stacionit të autobusave në Komunën e Pzirenit.

Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas Osmanollaj trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 10.

“Rreth orës 10:01 policia është njoftuar nga Emergjenca për një trup të pajetë në afërsi të stacionit të autbosuëve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë edhe identifikimi i trupit.  Sipas informacioneve të para dyshohet se i njëjti pra viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor”, ka thënë Osmanollaj.

Gjithashtu sipas tij, i njëjti nuk ka qenë i raportuar si i humbur.

“Informatat e para që kemi tani janë se i njëjti ka dalë që tri ditë nga shtëpia por që nuk është raportuar si person i humbur”, tha Osmanollaj.