Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një person i kërkuar nga Gjykata vjedh një motoçikletë në Prishtinë, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili me 07.12.2024 kishte vjedhur një motoçikletë në Prishtinë.

Sipas Policisë, i njëjti pas intervistimit është verifikuar dhe ka rezultuar se është person i kërkuar nga Gjykata.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.