Foto: REL/AFP

Një person i dyshuar për COVID-19 nga Stacioni i Policisë në Istog dërgohet në Klinikë Infektive

Një person është dërguar mbrëmë nga Stacioni i Policisë në Istog për në Klinikën Infektive.

Kështu ka bërë të ditur, Mujë Osmanaj, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Istogut, i cili ka thënë se ekipet mjekësore e kanë dërguar atë në Prishtinë.

“Me qëllim të rritjes së kujdesit, dua të ju informoj se sonte në orët e natës ekipi ynë mjekësor e dërgoi një person nga Stacioni i Policisë së Istogut në klinikën infektive Prishtinë, si rast i dyshuar mê shenja të COVID 19!”, ka shkruar ai në Facebook.

Osmanaj tha se personi i dyshuar është nga Komuna e Podujevës por ishte transferuar në Istog.  Ai ka shtuar se i dyshuari nuk ka pasur kontakt më asnjë qytetarë të Istogut.

Osmanaj bëri të ditur se edhe stafi mjekësor që e kanë dërguar në Prishtinë është izoluar.

“Edhe pse stafi mjekësor ishte komplet me paisje i maskuar dhe me veshje adekuate, mirëpo vendosëm që ekipi i stafit mjekësor të izolohet. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos krijohet panik, por që t’i zbatojnë me përpikëri këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH) dhe IKSHP-së”, ka shkruar ai.

Sqarim: Shkrimi është edituar në titull dhe hyrje ku në postimin origjinal shkruhej se një person nga Burgu i Dubravës është dërguar në Klinikën Infektive. Titulli është gjeneruar nga keqkuptimi i informatës së plasuar nga burimet e cituara në tekst. KALLXO.com kërkon falje për lëshimin dhe zotohet për raportim të drejtë dhe të saktë dhe transparencë në procesin e punës