Një person i armatosur grabitë filialen e një kompanie në kryeqytet

Një person i dyshuar, i armatosur e ka grabitur filialen e një kompanie për shërbime të shpejta të  transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave.

Grabitja ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të  transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave”, ka thënë ajo,.

Ahmeti ka shtuar se me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që një person i  dyshuar i armatosur nën kërcënimin e armës  ka grabitur nga aty një shumë të parave.

“Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka shtuar Ahmeti.

KALLXO.com ka raportuar se edhe një një grabitje e armatosur ka ndodhur sot pas mesnate në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Grabitje e armatosur në një kompani në rrugën Prishtinë-Ferizaj