Një person i armatosur grabit një shumë të parave në një pompë të derivateve në Mitrovicë

Një person i armatosur dhe i maskuar ka grabitur një shumë të parave në një pompë të derivateve në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre  ankuesve, punëtorë në një pompë derivatesh në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje të armës ka grabitur një shumë të parave”, ka thënë Zahiti.

Sipas tij nuk raportohet për të lënduar dhe se me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse.