Një person gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Rasti është lajmëruar nga një qytetar, njofton Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Istogut në orët e paradites së djeshme.

Me urdhër të Prokurorit, siç njofton Policia, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.