Një person gjendet i vdekur në Klinë

Një person është gjetur i vdekur në Klinë rreth orës 09:00 të së enjtes, më 13.03.2025.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se viktima është gjetur i vdekur në një market, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Pasi Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes, me Vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i personit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.” – tha ai për KALLXO.com.

Gashi theksoi se Policia është duke vazhduar hetimet për rastin.