Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Një person dyshohet se ka kontrabanduar dy qytetarë

Një mashkull dhe një femër dyshohet se janë kontrabanduar nga një person nëpërmes pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari ka tentuar që të udhëtojë me veturë për në një shtet perëndimor.

“Me vendim të Prokurorit pas intervistimit iu janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.