Një person dyshohet se duke kontrabanduar mjaltë i'u shmang tatimit doganor
264 kilogram mjaltë janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës gjatë një kontrolli të cilin e kanë realizuar më 14.09.2024.
Në magjistralen Gjilan-Prishtinē është ndaluar një automjet me targa serbe e drejtuar nga një shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollit tē automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kilogram mjaltë pa asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nga Serbia nē Kosovë .
Njësia e Task Forcës -Lindje e cila është e përbërë nga Dogana dhe Policia Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare Kosovë- Serbi.
Vlera e mallit sipas tregut ështē mbi 2500 euro ndersa shmangja nga taksat eshte mbi 1000 euro
Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë te Dheu i Bardhë.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganes së Kosovës.