Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një person arrestohet në Malishevë, rrahu gruan dhe vajzën e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Malishevë, dje rreth orës 22:50, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas dhe vajzës së tij.

Sipas njoftimit të Policisë, viktimave u është ofruar tretman mjekësor në QKMF – Malishevë dhe pastaj me dëshirë, viktima me tre fëmijët e saj është kthyer tek familja e saj në Prizren, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.