Foto: KALLXO.com

Një pacient me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 89 pacientë janë të shtrirë në klinikat ku trajtohet COVID-19.

Sipas ShSKUK-së, 48 janë konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 58 janë me oksigjeno-terapi dhe një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK, janë të shtrirë 66 pacientë, 25 prej tyre janë COVID-19 pozitivë. Sipas ShSKUK-së, në klinikën Infektive janë të shtrirë 30 pacientë ndërsa në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 36 pacientë.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 30 pacientë, 23 prej tyre COVID-19 pozitivë kurse 13 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.