Një pacient i shëruar nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot është shëruar një  pacient i prekur nga COVID-19.

Sipas Institutit me këtë rast, numri i të shëruarve nga COVID-19 arrin në 691.

Po ashtu sot janë testuar gjithsej 236 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku nga ta janë konfirmuar 10 raste me COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren.