Një orë dore që dikur i përkiste Adolf Hitlerit është shitur për 1.1 milion dollarë – blerësi thuhet të jetë një hebre

Një shtëpi ankandi në Maryland ka shitur një orë dore që dikur i përkiste Adolf Hitlerit.

Dhe ajo orë, besojeni ose jo, është shitur për hiq më pak se 1.1 milion dollarë, shkruajnë mediat e huaja,, përcjell Telegrafi.

Alexander Historical Auctions në qytetin Chesapeake kishte vlerësuar vlerën midis 2 dhe 4 milionë dollarë, duke e përshkruar orën si një “relike të Luftës së Dytë Botërore me përmasa historike”.

Mediat raportojnë se udhëheqësit hebrenj dhe të tjerë e kundërshtuan shitjen këtë javë, duke thënë se ajo kishte pak ose aspak vlerë historike.

Por presidenti i shtëpisë së ankandeve, Bill Panagopulos, mbrojti ankandin dhe tha se blerësi është një hebre evropian.

Ora ka inicialet AH dhe një shenjë svastika.

Shtëpia e ankandeve tha se një ushtar francez e mori orën si plaçkë lufte më 4 maj 1945, kur njësia e tij u bë forca e parë aleate që arriti në tërheqjen e Hitlerit në Berchtesgaden.

Udhëheqësi nazist vdiq në Berlin më 30 prill 1945. /Telegrafi/