Një objekt i ri policie në “Kodrën e Trimave”

Stacioni Policor në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, do të bëhet me objekt të ri.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmes një adresimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

“Komuna e Prishtinës, me vendim të Kuvendit Komunal, ka ndarë parcelë nga prona komunale ku do të ndërtohet Stacioni Policor në Kodrën e Trimave”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti tutje ka shtuar se fillimisht do bëhet lirimi i parcelës, e cila ka qenë e uzurpuar, për të proceduar tutje me ndërtim.

“Drejtoria e Pronës në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës, ka filluar zbatimin e vendimit për lirimin e kësaj parcele, e cila ka qenë e uzurpuar. Objektet brenda kësaj parcele do të rrënohen, ashtu që të procedohet tutje me ndërtimin e Stacionit Policor”, ka shkruar tutje Ahmeti.