
Policia e Kosovës
Një nxënëse bie nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj
02.6.2023 - 10:47
Policia e Kosovës ka njoftuar se një nxënëse ka rënë nga kati i dytë i shkollës në Ferizaj.
Sipas raportit policor nxënësja ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor
Rrethanat e rastit ende nuk janë të njohura.