Foto: Arkiv

Një nxënës një bankë, testit të arritshmërisë do t'i nënshtrohen mbi 3,300 nxënës në Prishtinë

Testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta në Kosovë, pritet të mbahet më 28 maj.

Vetëm në komunën e Prishtinës, pritet të jenë 3,360 nxënës që do t’i nënshtrohen këtij testi.

Kështu ka bërë të ditur për Kallxo.com, Arbër Gashi, zyrtar për statistika në Drejtorinë e Arsimit.

“Numri që do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë 2021 në Komunën e Prishtinës është 3,360 nxënës, ku përfshihen edhe ata të shkollave private”, ka thënë Gashi, duke shtuar se do jenë 19 qendra testimi me rregulla të njëjta si viteve tjera, dhe është siguruar një bankë shkollore për një nxënës.

“Testi do të organizohet sipas rregullave dhe formës siç ka qenë edhe viteve të tjera, me gjysmën e nxënësve të klasës (një nxënës në një bankë). Testi organizohet në 19 qendra testuese”, tha Gashi.