Foto: Ilustrim

Një nxënës në Prishtinë lëndon shoqen e shkollës me thikë

Një nxënës ka lënduar me thikë një nxënëse në një shkollë fillore në Prishtinë.

Të dy janë nxënës në të njëjtën shkollë në rrugën Isa Kastrati.

Sipas raportit policor, deri te therrja ka ardhur për shkak të pakujdesisë.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore kurse rasti në procedurë hetimore.