Paratë e konfiskuara nga bastisja, Foto: Policia e Kosovës

Një muaj paraburgim të arrestuarin për trafikim narkotikësh

Gjykata Themelore në Mitrovica ka dënuar me 30 ditë paraburgim një person me inicialet  N.P., i cili u arrestua dy ditë më parë pas një kontrolli të bërë nga Policia e Kosovës në dy lokale në Mitrovicën e Veriut.

Të mërkurën, KALLXO.com ka raportuar se Policia e Kosovës ka arrestuar personin me inicialet N. P., nën dyshimin se posedonte, shiste e blinte narkotik.

I dyshuari ishte arrestuar në afërsi të një restoranti në Mitrovicën Veriore, dhe gjatë bastisjes që policia realizojë edhe në dy banesa të tij u konfiskuan edhe gjëra materiale në cilësi të provave.

KALLXO.com ka mësuar se pas përfundimit të bastisjes së dy banesave të të dyshuarit janë gjetur rreth 90 mijë euro.