Njësia e paraburgimit në Scheveningen, Hagë. Foto: BIRN.

Një muaj paraburgim personit që rrahu gruan

Gjykata në Prizren ka caktuar sot masën e paraburgimit ndaj A.G., i dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Sipas komunikatës së Gjykatës, me 26 gusht në shtëpinë e përbashkët, A.G. i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – bashkëshortes së tij.

“Për shkak të një mosmarrëveshje të vazhdueshme, e ka sulmuar fizikisht me duar duke e goditur në qafë dhe kafshuar në shpinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit do të llogaritet nga data arrestimit, 28 gusht 2021 deri më 28 shtator 2021.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri veprën penale dyshohet se e ka kryer në shtëpinë e përbashkët familjare dhe në prani të fëmijëve, si dhe duke marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale e faktin që viktimat e dhunës në familje mbrohen edhe me Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.