Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për vepra që lidhen me terrorizëm

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për pesë të akuzuarit për shtytje në terrorizëm.

Liridon Beqiri, Ernes Beqiri, Besart Veselaj, Altin Salihu dhe Argjend Hoti janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës dhe ata sot u sollën në Gjykatën e Prishtinës në seancë dëgjimore, ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë për caktimin e kësaj mase.

Caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës të Prishtinës, Mirlinda Gashi.