Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

Një muaj paraburgim për nënën që dyshohet se rrahu fëmijët e saj të mitur

Gjykata e Ferizajt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaj kundër të pandehurës V.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Adem Shabani, ka vërtetuar faktin se pandehura më 08.04.2021 dhe 10.04.2021, ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë (të mitur), për çka të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa aktualisht janë strehuar në një strehimore në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Lëndimet që pësuan fëmijët nga dhuna që dyshohet se u përdor nga nëna e tyre