
Një mobileri dhe një shtëpi u përfshinë nga zjarri në një fshat të Ferizajit
12.2.2025 - 10:56
Një burrë ka raportuar se mobileria e tyre dhe një shtëpi në afërsi të Fabrikës janë përfshirë nga zjarri në fshatin Komogllavë të Ferizajit.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, më 11.02.2025.
“Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e shuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 12.02.2025.
Rasti është inicuar si “incident zjarri” dhe është duke u hetuar.