Një ‘mal’ gabime drejtshkrimore në pak rreshta shkrim të Zafir Berishës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, është shfaqur i ashpër në një shkrim publik ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, lidhur me situatën e krijuar politike pas zgjedhjeve.

Por, ajo çka bie në sy në postimin e Berishës në Facebook është një numër i konsiderueshëm i gabimeve drejtshkrimore.

“Deklaratat e papjekura të Albinit drejtuar LDK ‘o do bëhet si them unë o do shkojm në zgjedhje’, populli për këtë kishte me thënë; me frikësu ‘ariun’ me shoshë!- I ndikuar nga literatura e Leninit dhe i frymëzuar nga dominanca Kim Xhong-un, ai po jeton jashtë realitetit që jemi, duke rrezikuar çdo të arritur në shoqërinë tonë!”, ka shkruar zyrtari i Nismës.

“Simptomat prej skizofreni politik që po shfaqen nga Albini publikisht duan një kurim urgjent, sa nuk është bërë vonë”, ka shkruar tutje ai.

Zafir Berisha nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për të qenë sërish deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, ai i ka marrë vetëm 3,516 vota.

Më poshtë e gjeni të plotë dhe të pa redaktuar publikimin e Zafir Berishës në Facebook:

– Deklaratat e papjekura të Albinit drejtuar LDK “o do bëhet si them unë o do shkojm në zgjedhje”, populli për këtë kishte me thën; me frigu “ariun” me shoshë!
– I ndikuar nga literatura e Leninit dhe i frymzuar nga dominanca Kim Xhong-un, ai po jeton jashtë realitetit që jemi, duke rrezikuar çdo të arrituar në shoqrin tonë!
-Albini edhe po t’i fitonte zgjedhjet i vetëm nuk do të duhet të sillet kështu, duke pasur parasyshë situatën poltike, ekonomike dhe të siguris në të cilēn gjendet Kosova dhe rajoni i Ballkanit.
-Simptomat prej skizofreni politik që po qfaqen nga Albini puplikishtë dojnë një kurim urgjent, sa nuk është bërë vonë.
Zafa