Një lehonë nga Kumanova pozitive në COVID-19, një tjetrës i janë bërë testimet

Raportohet se një lehonë në Klinikën universitare të akusherisë dhe gjinekologjisë (KUAGJ), është pozitive në COVID-19, ndërkaq një tjetrës i janë bërë testimet.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për trajtimin e shtatzënave me COVID-19 ka deklaruar se dihet që trajtohen në KUAGJ, por në kushte të izoluara

“Nëse ka nevojë për shpërndarje të punës së KUAGJ-së, atëherë rastet e lindjes normale, që nuk ka shenja të virusit, do të zhvendosen për trajtim në Spitalin gjinekologjik në Çair. Por, vetëm nëse ka nevojë për atë”, tha Filipçe.

Dje në KUAGJ raportohet se një grua nga Kumanova, e moshës 27-vjeçare, ka lindur dje dhe ka rezultuar pozitive në COVID-19. Në Klinikë, pacientja ishte sjellë me udhëzim të Spitalit të Kumanovës, komunë kjo e cila ka numëruar 23 raste të të infektuarve gjatë 24 orëve të kaluara. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 47.

Në po të njëjtën Klinikë, thuhet se dje ka arritur edhe një shtatzënë, por me fëmijë të vdekur. Ka pasur komplikime dhe situatë febrile, dhe për këtë i janë marrë materiale për t’u testuar me COVID-19. Rezultatet ende nuk janë gati./21MEDIA