Një kompani kosovare fillon prodhimin e gotave të letrës

Kompania kosovare “Belux” së shpejti pritët të filloi prodhimin e gotave prej letrës.

Kështu ka njoftuar në “Facebook” kjo kompani e cila është më lokacion në Bardhosh të Prishtinës.

“Nga tregtia në prodhim. Erc Trade së shpejti fillon prodhimin e gotave të letrës. ,,BELUX Paper Cups’’. Fabrikë unike në Bardhosh të Prishtinës. Vazhdojmë?”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Në fotografitë të cilat janë bashkangjitur në njoftim shihen edhe pajisjet që kompania ka vendosur në fabrikë.