Foto-ilustrim

Një këmbësore lëndohet në një aksident trafiku në Vushtrri

Një këmbësore është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 16.09.2024 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, zona Vushtrri.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, zona Vushtrri. Në aksident të përfshirë një veturë dhe një këmbësore. Këmbësorja e lënduar është dërguar  për tretman mjekësor”- ka thënë ai.