Ilustrim

Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë

Një person është goditur nga vetura në rrugën “C” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti-Haziraj.

Ahmeti-Haziraj ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë.

“Këmbësori ka marrë lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka shtuar Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com

Me rastin po merret njësiti i trafikut.