Një kamion godet për vdekje një person në Rugovë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite në Bogë të Rugovës.

Një kamion ka goditur një person duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Rasti për KALLXO.com është konfirmuar nga Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Një kamion, deri sa po ecte mbrapa ka goditur një person duke i shkaktuar lëndime të rënda. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen”, tha ai.

Ai tha se trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është i cilësuar si – aksident me fatalitet.