Një infermiere me coronavirus në Klinikën Infektive në QKUK

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një infermiere e Klinikës Infektive dje ka rezultuar pozitive me coronavirus duke u bërë kështu rasti i parë i prekur nga stafi shëndetësor i klinikës.

Bëhet fjalë për një infermiere të Klinikës Infektive, e cila ka qenë në kontakt të afërt me pacientët  e hospitalizuar në këtë klinikë.

Sipas komunikatës në raportit ditor të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në këtë klinikë sot janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me Covid-19.

Nga këta 34 pacientë: 26 prej tyre janë në gjendje stabile dhe 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajoj dhe demotivoj që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

8 raste të reja me coronavirus, numri shkon në 79