Një i vrarë dhe dy të plagosur në Skenderaj

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje e cila ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Skenderaj.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, ka thënë për KALLXO.com se informacionin e kanë marrë rreth orës 19:00.

Tre të përfshirët në rast, sipas policisë, janë burra. Ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili është motivi i mosmarrëveshjes, i cili dërgoi deri te vrasja një personi dhe plagosja e dy të tjerëve.

Dy të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Mjeku kujdestar flet për gjendjen e dy të plagosurve në Skenderaj