Një i vdekur për çdo orë me COVID-19

24 persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në bazë të të dhënave që ka bërë publike IKSHPK, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 357 raste pozitive me COVID-19 nga 7,027 testime dhe konsiderohen të shënuar 1,498 qytetarë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 20,144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,066,947 doza të vaksinës.

Deri më sot 369,033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138,950 persona. Në total numri i rasteve aktive, sipas MSh-së, është 15,835.