Një i vdekur nga një shpërthim në një ndërtesë në Kiev
21.6.2020 - 16:24
Të paktën një person është vrarë pas shpërthimit të gazit në një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas, Kiev, thanë autoritetet.
Dhjetëra persona mund të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës, pasi katër katet e banesës nëntëkatëshe u shkatërruan, tha përmes një njoftimi Shërbimi shtetëror i Emergjencës.
“Deri më tani kemi gjetur një person të vdekur, ndërkaq 21 persona janë evakuuar. Tre persona janë liruar nga spitali dhe evakuimi i mëtejmë i banorëve po vazhdon”, thuhet në njoftim.
Ende nuk është e qartë se sa persona ishin në ndërtesë në momentin e shpërthimit të gazit, ndonëse autoritetet raportuan se kanë evakuar 21 persona./REL