Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Sot ka vdekur personi i 32-të nga COVID-19. Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me COVID -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së në Facebook.

Në njoftim, po ashtu thuhet se në Klinikën Infektive janë të shtrirë 32 pacientë me COVID-19, dy prej të cilëve në kujdes intensiv.

“Në klinikën Infektive në QKUK, sot me 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon; 18 raste janë në gjendje stabile. 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar 1384 paciantë si të infektuar ndërsa 920 janë shëruar.