Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një i vdekur nga aksidenti në fshatin Dobërdolan, disa të lënduar

Një grua ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga një aksident që është regjistruar më 22.11.2024 rreth orës 18:15 në fshatin Dobërdolan të Suharekës.

Policia ka njoftuar se, deri te aksidenti ka ardhur pasi vozitësja me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku.

Përveç gruas policia ka thënë edhe se pesë pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Një pasagjere, ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës për tretman mjekësor ndërsa më pas kishte vdekur.

Të lënduarit e tjetër pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është iniciuar si aksident trafiku me fatalitet.