Një i vdekur nga aksidenti në Deçan, policia jep detaje

Një person 23 vjeç me inicialet F. P., ka vdekur një tjetër person 26 vjeçar Sh. K., ka marrë lëndime  në një aksident që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pejë- Deçan.

Aksidenti ndodhi më saktësisht në fshatin Isniq të Deçanit.

Policia ka njoftuar se vozitësi i një veture me targa të regjistrimit të huaj ka vdekur ndërsa një pasagjer që gjendej në veturë me të ka është lënduar rëndë.

“Ngasësi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit mjekësor, ndërsa pasagjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, me ç ’rast është dashur të intervenojë edhe njësiti i zjarrfikësve”, thuhet në njoftim.

Personi i lënduar rëndë sipas policisë, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë dhe për shkak të lëndimeve të rënda më pastaj është dërguar për QKUK Prishtinë, sepse gjendja e tij ishte serioze.

Policia dyshon se deri të aksidenti ka ardhur për deri sa drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës, më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur ‘te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, ka dalë jashtë rruge në të djathtë dhe është përplasur me një shtëpi.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit shtetit.