Foto: Ilustrim

Një i vdekur në një aksident trafiku në Malishevë

Një person ka vdekur në vendin e ngjarjes në një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e djeshme në mes të dy veturave civile në fshatin Terpezë të Malishevës.

Nga ky aksident një grua ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari me vendimin e Prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.