Një i vdekur në një aksident në Baballoq të Deçanit

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Baballoq të Deçanit rreth orës 12:55.

Sipas policisë në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku si pasojë  R. D. lindur me 1959 ka vdekur në vend të ngjarjes

Ndërsa Rr. A. lindur me 1997, ka pësuar lëndime dhe është në tretman mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është liruar familjarëve për ceremoni mortore kurse rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të DRP-Pejë