Një i vdekur në aksidentin afër Fushë-Kosovës

KALLXO.com raportoi para disa minutash se një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në aksin rrugor në Fushë-Kosovë.

Drejtuesi i automjetit, i cili dyshohet se është vetaksidentuar, ka vdekur.

“Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje.Njesitet relevante policore dhe ato te emergjences kane dale ne vendin e aksidentit”, ka konfirmuar Policia e Kosovës për KALLXO.com

Policia e Kosovës ka apleuar për kujdes, pasi që shifrat vetëm sot të aksidenteve me fatalitet është shqetësuese.

Katër të vdekur dhe një i lënduar rëndë është bilanci i aksidenti trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, përkatësisht në fshatin Koshare të Ferizajt.