Ilustrim

Një i vdekur në aksident trafiku në rrugën Podujevë- Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në mes të dy veturave që ka ndodhur dje në rrugën nacionale Podujevë- Prishtinë.

Sipas policisë, në këtë aksident ka mbetur i vdekur njëri nga ngasësit e veturës, por që nuk ka vdekur për arsye të aksidentit.

Po ashtu, policia thotë se ky aksident ka ardhur si pasojë e gjenjes shëndetësore tashmë të ndjerit.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion  ndërsa drejtuesi i veturës tjetër të dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:40.