Një i vdekur në aksident trafiku në Podujevë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetë aksidenti  në fshatin Obrançë të Podujevës.

Kështu ka bërë të ditur për Kallxo.com, Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo deklaroi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, kurse si pasojë e lëndimeve, një person ka humbur jetën.

Tutje Ahmeti potencoi se, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti.