COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur me COVID-19 në Kosovë

Nga 650  mostrave të marrura gjatë 24 orëve në Kosovë janë shënuar edhe 80 raste të reja me SARS-CoV-2, janë shëruar 55 persona ndërsa ka vdekur një person si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Vdekja e sotme e çon në 650 numrin e viktimave nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve me COVID-19 gjatë dy javëve të para të muajit tetor është në rritje.

Dje në nivel vendi janë shënuar edhe 98 raste të reja.