Foto: REL

Një i vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes me COVID-19.

“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna e Istogut”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 106,939 raste nga 571,317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,226 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99,824 raste, kurse 4,889 qytetar vijojnë të jenë të prekur me COVID19.