Coronavirus

Një i vdekur me COVID-19 dhe pesë raste të reja gjatë 24 orëve

Një person ka vdekur me COVID19 dhe pesë janë diagnostikuar të prekur me këtë virus, gjatë 24 orëve të fundit. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe janë testuar 4,014 mostra.

Në anën tjetër 155 qytetarë janë shëruar, duke arritur numri i përgjithshëm i të shëruarve në 104,343.

Numri total i rasteve pozitive me SARS-CoV-2 në Kosovë ka arritur në 107,512, prej tyre 2,246 kanë vdekur. Aktualisht në Kosovë janë 923 raste aktive me COVID-19.

Instituti ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve 2,805 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19. Në total numri i të vaksinuarve ka arritur në 83,725 qytetar.