COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur e 7 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Një person ka vdekur e shtatë persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi nga 1 mijë e 515 mostra të dyshuara.

“Sot janë shëruar 199 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155 mijë e 194”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 44 raste aktive me SARS-CoV-2.

Për më tepër se një vit në nivel vendi janë regjistruar 160 mijë e 193 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 2 mijë e 961 kanë vdekur.