CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Një i vdekur e 7 të infektuar me coronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 raste të reja me COVID-19 nga 2,117 testime.

Po ashtu, Instituti njofton se një person ka vdekur nga COVID-19.

Numri i personave të shëruar në 24 orët e fundit është 103 ndërsa aktualisht në Kosovë, numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 434.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 1.907 persona kundër COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të dozave të dhënë në 98.277.