Një i vdekur e 11 të infektuar me COVID-19

11 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ndërsa thekson se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 74 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit sipas IKSHPK-së është shënuar edhe një rast i vdekjes.

Tutje në njoftim thuhet edhe se në 24 orët e fundit janë dhënë 1,647 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80,126 doza të vaksinës.

Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054.

Në total numri i rasteve aktive është 1.198.