COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Një i vdekur dhe tre të tjerë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Një persona ka vdekur si dhe tre persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 nga 1 mijë e 298 testime të bera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 20 qytetarë janë shëruar nga coronavirusi kështu duke arritur numri i përgjithshëm i të shëruarve në 157 mijë e 225 persona.

Aktulisht në nivel vendi janë 438 raste aktive me COVID-19, ndërsa nga komunat më së shumti raste aktive janë në kryeqytet, 97 gjithsej.

Nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri më tani në Kosovë janë shënuar 160 mijë e 635 raste pozitive me coronavirus, prej tyre 2 mijë e 974 kanë vdekur.