Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në Autostradën 'Ibrahim Rugova'

Një person ka vdekur, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në aksident janë përfshirë tri vetura.

Rastin e ka konfirmuara zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, ka njoftuar Krasniqi.